Empoli mori një fitore minimale 1-0 kundër Sasuolos. Titullar nga minuta e parë në këtë ndeshje ishte edhe Ardian Ismajli. Mbrojtësi ka vetëm disa ditë që është kthyer në stërvitje me grupin pas një dëmtimi të pësuar, po kjo nuk e ka penguar të jetë më i miri në fushën e lojës.
“Luperto dhe Ismajli ngrenë murin”, shkruhej në titullin e “Calciomercato.com” pas përfundimit të përballjes. Ismajli, së bashku me Baldancin, janë të vetmit që vlerësohen me notën 7 nga media në fjalë.
“E njeh mirë Pinamontin dhe padyshim di ta mbajë larg. Deciziv në fund me nja dy ndërhyrje për të mbrojtur portën e Vikarios”, shkruhet në vlerësimin e bërë nga “Calciomercato.com”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/