“Më është rrënqethur mishi”, Rei Manaj tronditet nga ngjarja në Pejë: Të gjithë duan hakmarrje me duart e tyre

Një ngjarje që tronditi opinionin publik ishte ajo e ndodhur në Pejë, teksa një infermiere goditi një të moshuar në azil. Mbi këtë rast ka reaguar ashpër edhe sulmuesi i Shqipërisë, Rei Manaj.

“E gjithë kjo egërsi është monstruoze, për t’u dënuar , denoncuar dhe mbi të gjitha për t’u luftuar me çdo forcë të mundshme. Fatkeqësisht ky realitet ekziston, dhe me bashkëpunimin e heshtjes, rrezikon të na bëjë të harrojmë ose, më keq, ta nënvlerësojmë atë! Më rrenqethet mishi kur shoh këtë video!

Ishte kaq shkatërruese, kaq mizore ndaj personit njerëzor në fazën më të brishtë të ekzistencës së tij. Ketë zonjë që mund te jetë gjyshja ime e jote ose nëna e motra e dikujt , e kan poshtëruar, përqeshur, indinjuar në dinjitetin e saj më intim. Gjithkush nga ne do donte të merrte hakmarrje me duart e veta pasi pa keto imazhe, por Zoti sheh dhe ka dijeni për çdo gjë dhe kjo Aurona Pelaj që që ka dhe kurajo të hapi gojë e te kërkoi ti respektohet imazhi, ka për ti paguar të gjitha”, shkruan Manaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *