Armando do të nisë si titullar ditën e sotme ndaj Dinamo Zagreb. Për herë të parë në karrierën e tij si futbollist profesionist, sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë do të startojë nga minuta e parë në një ndeshje te Uefa Champions League.
Armando Broja doli në konferencën për shtyp ditën e djeshme pranë trajnerit Potter, ku folë për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Chelsea e ka “zaptuar” vendin e parë në grup dhe tashmë ndeshja ndaj kroatëve është thjesht një formalitet. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/