Shpëtim Duro ndryshoi mentalitetin e Egnatias në fare pak ditë, nga transferta e Kukësit te ajo heshtje e Partizanit

Egnatia do të bënte një ndryshim në pankinë duke afruar Shpëtim Duron. Një trajner me shumë eksperiencë në kampionatin shqiptar, specialist që i ka treguar vlerat e tij kryesisht në daljet europiane, atje ku bëhet ndarja e vërtetë e cilësive.

Në fare pak ditë arriti që të ndryshonte fytyrën e skuadrës, menjëherë ndaj Kukësit. Ndeshja përfundoi me shifrat 0-1 në transfertë falë autogolit të Tiago Ferreira. Ajo që ra në sy në atë përballje ishte fakti që Egnatia u soll në fushë si të ishte një ekip në nivelin e Kukësit, jo inferior karshi saj.

Madje ata do të kishin rastet më të pastra se verilindorët, pavarësisht dëshirës së Dobit për t’i ulur meritën kundërshtarit në atë fitore më shumë se të merituar. E vetmja mënyrë sesi Kukësi “rrezikonte” ishte duke përdorur gjatësinë e pakordinuar të Barbosës, asgjë më shumë se kaq.

Sinjalet u dhanë në debutim, por ndaj Partizanit u përforcuan. Një fitore me shifrat 3-0, nga ato ku të kuqtë nuk kishin asnjë shans për të reaguar. Duro shprehet pas ndeshjes se “ia di telat” Partizanit, raportet e tij kundër këtij klubi janë 90 me 10. Në fund, të gjithë duhet të bëjnë kujdës, edhe Egnatia do të kërkojë të jetë pjesë e tryezës europiane. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *