Majorka dhe Espanjoli janë ndarë në barazim 1-1 nga ndeshja e sotme. Nuk ka fitues në derbin e shqiptarëve mes Vedat Muriqit dhe Keidi Bares. Takimi u zhbllokua në minutën e 48 me anë të një goli të shënuar nga sulmuesi dardan, i cili ndezi shpresën për tre pikët te tifozët e Majorkës.
Por për të prishur festën e tyre u kujdes Lazo. Futbollisti i Espanjolit realizon një gol të çmendur në minutën e 70, duke e ndalur topin në trekëndësh. Portieri i Majorkës mendoi se Lazo do të harkonte në zonë, por topi përfundoi pas shpinës së tij. Takimi mbyllet me shifrat përfundimtare 1-1 dhe skuadrat largohen të dyja me nga një pikë nga stadiumi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Lazo!!!!
Que falha do Rajkovic… ?pic.twitter.com/gCBGgniVWG
— GonçaloDias17 (@goncalo_diass17) October 28, 2022