“Jam krenar si shqiptari që arriti më lart në Serinë A”, Gjimshiti flet hapur në Itali për Atalantën: Do t’ju gënjeja nëse do ta mohoja…

Berat Gjimshiti është kthyer nga dëmtimi që e la jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë, duke i mohuar edhe ndeshjet me Shqipërinë në Ligën e Kombeve. Mbrojtësi që ka provuar eksperiencat në Champions League dhe ka arritur jo pak suksese me Atalantën, ka folur së fundmi edhe për të ardhmen, pa harruar mënyrën sesi ndiqet ky ekip në Shqipëri.

“Reja gjithmonë më flet shumë për Atalantën kur unë jam në Kombëtare dhe gjithmonë flet shumë mirë për ta. Ai vazhdimisht më pyet se si po shkojnë gjërat, se çfarë ndodh, si është grupi. Mbeti shumë i lidhur me këtë skuadër dhe ishte shumë i lumtur këtu.

A ndihem si shqiptari që arriti më lart në Serinë A? Po, ndihem shumë krenar për këtë. E kuptoj edhe kur kthehem në shtëpi. Në Shqipëri e ndjekin të gjithë futbollin italian, por Atalanta nuk ishte aq e njohur. Tani shumë e kanë zgjedhur si ekip të dytë të preferuar dhe më thonë se luan futboll shumë të mirë, është kënaqësi e madhe. E ardhmja? Ndihem shumë i lumtur këtu, por do t’ju gënjeja nëse do të shprehem se nuk do të largohem. Duhet të shohim se çfarë do të paraqitet”, tha Gjimshiti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *