Do të jetë një finale mes Argjentinës dhe Portugalisë, super kompjuteri parashikon fundin e Botërorit

Botërori në Katar do të luhet nga data 20 nëntor deri më 18 dhjetor dhe para fillimit të kompeticionit, anglezët riaktivizuan superkompjuterin që llogariste se kush do ta fitonte trofeun. Superkompjuteri përdoret shpesh nga mediat angleze për të ‘parashikuar’ fituesin e një gare të caktuar gjatë sezonit dhe sipas tij, Argjentina do të fitojë titullin e kampionit të botës në vitin 2022.

Inteligjenca artificiale përdor të dhënat për të gjitha ekipet, formën e tyre, cilësinë e lojtarëve, pozicionin në tabelën e FIFA-s dhe kështu parashikon rezultatet.  Finalja e parashikuar do të luhet mes Portugalisë dhe Argjentinës. Gauchos do të festonin fitoren dhe do të fitonin titullin e parë të kampionatit botëror pas vitit 1986. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *