“Ata ishin kaq të shkëlqyer”! Portierja e Chelsea dashurohet me tifozët shqiptarë të Vllaznisë: Doja t’i nxisja, kisha hallin se do të ma merrnin për keq…

Chelsea i femrave arriti që të fitonte me shifrat 8-0 ndaj Vllaznisë së femrave në mbrëmjen e djeshme të Champions League. Por një spektakël i vërtetë ishte ai që prodhuan tifozët shqiptarë në shkallët e stadiumit. Mbresa të mëdha ka lënë edhe në kampin kundërshtar pasi brohoritjet nuk pushuan kurrë gjatë 90 minutave.

Kur rezultati ishte 7-0, në fushë do të hidheshin edhe tymueset për të vazhduar spektaklin dhe për të treguar se shifrat nuk kanë rëndësi. Portierja e Chelsea, Zecira Musovic, e cila kishte tifozët e Vllaznisë pas krahëve, është dashuruar me këtë atmosferë të krijuar.

“Më pëlqeu shumë, mendoj se ishte fantastike. Po mendoja t’i nxisja më tepër ata, por thashë me vete: “Jo, ndoshta mund ta marrin në mënyrë të gabuar dhe për keq. Kur shënuam golin e dytë po mendoja më tepër për t’i nxitur, por do të ishte më mirë që tifozët e Vllaznisë të mos e merrnin për keq mesazhin tim, edhe pse do të ishte me “zemër të bardhë”. Ishin thjesht të shkëlqyer, më pëlqeu edhe kur i hodhën tymueset në fushë”, tha Musovic. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *