Vllaznia e femrave humbi me shifrat 8-0 në shtëpinë e Chelsea. Megjithatë shkodranet nxorrën maksimumin nga vetja e tyre duke bërë arritjen historike të futbollit shqiptar, për të shkuar deri në fazën e grupeve të Champions League.
Një numër i konsiderueshëm i tifozëve shqiptarë ishte në këtë takim, ku mes tyre spikaste edhe Armando Broja, së bashku me familjen e tij. Menjëherë pas fundit të takimit lojtaret e Vllaznisë kanë shkuar për t’u përshëndetur me të gjithë tifozët. /Sport Ekspres/
Lojtaret e Vllaznise pershendesin tifozat kuqeblu te pranishem ne Kingsmeadow. ????#UWCL @UWCL pic.twitter.com/P3ZBL3fkEf
— Vllaznia (@fkvllaznia) October 26, 2022