Një situatë emocionuese ishte ajo që ndodhi në fundin e ndeshjes mes Atletiko Madrid dhe Leverkusen. Ndeshja ishte 2-2 dhe vendasit kishin një penallti në minutën e fundit, ku Karasko e shpërdoroi fitoren.
Nëse Atletiko do të fitonte, kishte ende shanse kualifikimi që do t’i luante ndaj Portos në ndeshjen e fundit. Por pas këtij barazimi ishte Porto që kaloi më tej dhe Atletiko që u eliminua nga Champions League.
Portugezët e kishin fituar ndeshjen e tyre ndaj Club Brugge në shifrat 0-4, teksa nisën në të njëjtën orar me Inter-Plzen. Kështu futbollistët e Portos e kanë ndjekur në avion penalltinë e humbur dhe skena e krijuar ishte jo pak emocionuese. /Sport Ekspres/
Todos os ângulos são bons para ver a festa no avião?
Estamos nos oitavos de final?#UCL pic.twitter.com/qiOB5DeJkG
— FC Porto (@FCPorto) October 26, 2022