Trajneri i Interit e harron se çfarë bën në Serinë A dhe tregon pse ulet në stol Kristjan Asllani: Ishte Barcelona

Kristjan Asllani është aktivizuar në minutën e 70 të takimit kundër Plzen në Champions League, teksa Interi po kryesonte në shifrat 3-0. Më pas do të hynte edhe Lukaku për t’i dërguar shifrat në 4-0. Kështu mesfushorit shqiptar i ikin pengjet e rastit të humbur me Barcelonën që nuk do të ndikojë në rrugëtimin e Interit në këtë kompeticion europian.

Menjëherë pas takimit ndaj Plzen ka folur për mediat edhe trajneri i Interit, Inzagi. “Asllani po ecën shumë mirë, po punon dhe po rritet. Por nuk është futur pasi para ishte Barcelona dhe më duhej të zgjidhja Calhanoglu”, u shpreh Inzagi i cili harron nga ana tjetër se mesfushori turk po preferohet edhe në ndeshjet e Serisë A si ato ndaj Salernitanës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *