Vllaznia luajti një ndeshje ëndrrash kundër Chelsea në transfertë. Një nga ato takime që asnjë prej pjesëtarëve në stafin e shkodranëve nuk do të mendonte se do të zhvillohej ndonjëherë. Këtë herë kishte edhe mbështetës të veçantë. Armando Broja, së bashku me familjen e tij, shkuan në stadium për të përkrahur dhe mbështetur Vllazninë.
Megjithatë për fatin e keq, ekipi shqiptar humbi me shifrat 8-0. Një vlerësim maksimal shkon edhe për 400 tifozët shqiptarë nuk kanë pushuar në asnjë moment së mbështetur Vllazninë, pavarësisht shifrave. /Sport Ekspres/