Shqipëria do të përballet me Italinë në një takim miqësor që do të zhvillohet më 16 nëntor në “Air Albania”. Sigurisht që interesi për një ndeshje të tillë është i lartë, prandaj stadiumi pritet të jetë i gjithi i mbushur. FSHF-ja ka nxjerrë në shitje biletat për këtë miqësore për të gjithë personat që abonohen në klubin Tifozat e Kombëtares, të cilët do të kenë mundësinë ti blejnë në mënyrë të parakohshme.
Gjithashtu Federata ofron ulje çmimesh në produktet e saj si dhe një sërë mundësish e ofertash, në varësi të abonimit të zgjedhur nga tifozët. Abonimet janë të dy kategorive, Silver dhe Gold./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram