Trajneri i Barcelonës nuk dorëzohet edhe kur matematika i tregon zero shanse, pret që Plzen të fitojë kundër Interit: Kemi pak shpresë

Trajneri i Barcelonës nuk dorëzohet edhe kur matematika i tregon thuajse zero shanse. Katalanasit janë me një këmbë në Europa League, por zyrtarizimi i fundit pritet të vijë në ditën e nesërme. Interi ka gjithçka në dorë ku i mjafton që të mund Plzen për të mbyllur historinë e kualifikimit. Nga krahu tjetër, katalanasit do të ndeshen në shtëpi me Bayern Munchen.

Por Xavi nuk dorëzohet lehtë dhe shikon ende shpresë se Plzen mund të fitojë në transfertë me Interin. “Kemi pak shpresë, por gjërat janë shumë të vështira. Tani jemi në një situatë shumë të pakëndshme. Nuk do të varemi nga vetja jonë, jemi në dorën e të tjerëve. Megjitahtë duhet ta fitojmë ndeshjen, pavarësisht asaj që do të bëj Interi. Objektivi është që ne të fitojmë”, u shpreh Xavi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online