Mourinho bëri të gjithë botën e futbollit të qeshi pas ndeshjes, donte të protestonte dhe u largua me shpejtësi kur pa karton e kuq në duart e arbitrit

Napoli mundi Romën 1-0 në Olimpico dhe pas ndeshjes në qendër të vëmendjes ishin lojtari i Romës Rick Karsdorp dhe arbitri Massimiliano Irrati. Mes tyre ka pasur kontakt fizik dhe gjithçka është parë në mënyrë interesante nga trajneri i skuadrës së Romës, Jose Mourinho.

Pas kësaj ndeshje, lojtarët e Romës shprehën pakënaqësi të madhe për mënyrën se si e drejtoi ndeshjen Massimiliano Irrati dhe më luftarak ishte Rick Karsdorp. Ai shkoi para fytyrës së arbitrit dhe më pas u largua pasi Irrati, aksidentalisht ose jo, i shkeli këpucën.

Irrati vendosi të bisedojë me lojtarin e Romës teksa mbante një karton të kuq në dorë. Jose Mourinho ishte duke u afruar dhe shumë thonë se ai hoqi dorë nga protesta pasi pa kartonin në duart e arbitrit me përvojë. Lëvizja dhe largimi i tij i shpejtë nga vendi i ngjarjes u bënë virale. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *