Franck Kessie u largua nga Milani këtë verë dhe mbërriti në Barcelonë, ku ende nuk ka pasur minutat që pret, por ka treguar se nuk do të dorëzohet aq lehtë. Lojtari nuk mori minutat që priste dhe shumica e ndeshjeve që luajti, erdhën nga stoli. Në La Liga ka luajtur vetëm 156 minuta në gjashtë paraqitje, ndërsa në Champions League ka luajtur 116 minuta në katër ndeshje, por ka arritur të shënojë një gol.
Lojtari i Bregut të Fildishtë nuk mund të ishte shumë i lumtur pas ndeshjes kundër Villarrealit të enjten pasi Xavi nuk i dha atij një shans për të luajtur, por Kessie nuk po dorëzohet. Katalanas Sport shkruan se Kessie i ka befasuar të gjithë pas ndeshjes ndaj Villarrealit pasi vendosi me iniciativën e tij të rikthehet në fushë dhe të bëjë stërvitje individuale. Lojtarët e tjerë të Barcelonës ishin në dhomën e zhveshjes dhe po bëheshin gati për të shkuar në shtëpi, por Kessie vendosi të bënte stërvitjen dhe t’i tregonte Xavit se nuk do të dorëzohet aq lehtë dhe do të presë me durim shansin e tij. Një model i madh që duhet të dëgjohet edhe nga lojtarët shqiptarë. /Sport Ekspres/