Debati/ “Shqip po të flas”! Shpëtim Duro i kthehet Andi Lilës për Egnatian: Ishalla po iki unë, hajde merre ti ekipin si trajner pastaj

Shpëtim Duro i ka treguar menjëherë cilësitë e tij dhe aspektin profesional si trajner te Egnatia. Vetëm pak ditë, por ekipi dukej i shndërruar në fushën e lojës duke marrë tre pikë të merituara ndaj Kukësit. Në intervistën për “Oversport” pas përfundimit të takimit ka pasur një moment debati mes Duros dhe Lilës.

Trajneri i Egnatias u shpreh se dëshironte që të vinte në krye të ekipit që në verë, për ta ndërtuar ekipin sipas ideve të tij. Duro u shpreh se kjo skuadër ka shumë lojtarë në disa pozicione të caktuara, më tepër sesa duhet dhe mungesa të theksuara në role të tjera. “Ekipi i Egnatias nuk është ndërtuar mirë. Në mesfushë ku luajnë 2-3 mesfushorë, aty ka 7, është jashtë llogjikës. Në sulm luajnë dy dhe aty gjenden pesë. I kam thënë edhe presidentit që ka harxhuar shumë, por ekipi ndërtohet me pak lojtarë dhe me shumë cilësi”, tha Duro.

Pasi Andi Lila shfaqi kundërshti në lidhje me këtë opinion të trajnerit të Egnatias, Duro u shpreh: “Unë jam brenda ekipit tani dhe e pashë, ti flet tjetër gjë. Egnatia të ishte mirë më para nuk do të ishte në vendin e parafundit tani. Hajde merre ti ekipin, ishalla po iki unë. Unë shqip po të flas, e kam parë nga brenda situatën”, tha Duro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *