Anglia është duke i dhënë shumë elemente Shqipërisë për të ardhmen. Nga Armando Broja, te Armando Dobra, Anis Mehmeti dhe shumë lojtarë të tjerë që janë pjesë te grupmoshat e kuqezinjëve. Një prej tyre është edhe Maldin Kaçurri.
Futbollisti që përfaqëson grupmoshat e Shqipërisë është gjithashtu pjesë e moshave të Arsenalit. Në ndeshjen e fundit ku topçinjtë luajtën ndaj PSV për Europa League, Arteta kishte menduar një surprizë.
Trajneri që po impresionon me super sezonin në Premier League ka grumbulluar tre të rinjë në skuadër. Mes tyre ishte edhe Kaçurri që është stërvitur me ekipin A të Arsenalit duke treguar qartë vëmendjen që ka klubi karshi tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/