Ditën e sotme do të rikthehet Superliga me dy ndeshjet e para të javës 9 aty ku Teuta do të presë në shtëpi Partizanin, ndërsa Vllaznia do të luajë në “Loro Boriçi” ndaj Bylisit. Të dyja sfidat do të luhen në orën 17:45.
Partizani dhe Teuta janë në situatë të ndryshme në Abissnet Superiore. Durrsakët ndodhen në vendin e parafundit të kampionat , ndërsa nga ana tjetër Partizani mban kreun e klasifikimit. Një fitore do të ishte mjaft e vlefshme për të dyja skuadrat.
Në ndeshjen Vllaznia-Bylis, shkodranët do të kërkojnë fitoren e tretë në shtëpi përballë ballshiotëve. Ndërkohë që Bylisi do të rikuperojë dy humbjet radhazi në kampionat, për të mos rrezikuar “zonën e ftohtë”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/