Shqipëria do të përballet në datën 26 tetor kundër Arabisë Saudite. Një takim miqësor që do të vlejë vetëm për futbollistët e Superiores dhe njëkohësisht për emrat e rinj që nuk janë grumbulluar deri tani me Kombëtaren.
Kjo listë pritet që të publikohet në ditën e enjte, për të pasur të qartë të gjithë emrat që do të jenë të gatshëm. Por sigurisht që disa prej tyre janë zbuluar nga mediat prej kohësh, ku nuk do të mungojnë sulmuesit e momentit si Xhixha apo Skuka. /Sport Ekspres/