Këtë fundjavë përfundon faza e parë e “Abissnet Superiore“-s dhe skuadrat do të numërojnë të gjitha nga një ndeshje me njëra-tjetrën. Agjenta e javës së 9 të kampionatit ka ndryshuar pak më parë, teksa ka pasur zhvendosje në orare të sfidave.
Java e fundit e fazës së parë do të luhet e ndarë në dy ditë. Sipari do të ngrihet ditën e premte, kur do të zhvillohen dy ndeshje. Teuta-Partizani dhe Vllaznia-Bylis do të luhen paralelisht në orën 17:45, ndërsa tre takimet e mbetura do të zhvillohen të shtunën.
Kukësi-Egnatia ishte planifikuar për t’u luajtur ditën e premte, por është zhvendosur për të shtunën në orën 15:00. Në po të njëjtin e orar do të luhen edhe dy përballjet e tjera, Tirana me Erzenin dhe Kastrioti me Laçin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Abissnet Superiore, Java 9
E premte
17:45 Teuta – Partizani
17:45 Vllaznia – Bylis
E shtunë
15:00 Kukësi – Egnatia
15:00 Tirana – Erzeni
15:00 Kastrioti – Laçi