Parisi mbledhi sot së bashsku më të mirët e globit. Në kryeqytetin francez u organizua sot ceremonia e Topit të Artë. Trofeu më i rëndësishëm individual përfundoi për të parën herë në duart e Karim Benzemasë.
Sulmuesi i Realit të Madridit po kalon një rini të dytë me “los blancos”, teksa në sezonin e shkuar udhëhoqi ekipin drejt suksesit të dyfishtë, në Champions League dhe në La Liga. Statistikat e 34-vjeçarit kanë qenë për tu duartrokitur, duke bërë që Benzema ta meritojë tërësisht trofeun e fituar. Ky është Topi i Artë i parë në karrierën e tij si futbollist./Halit Delibashi-Sport Ekspres/