Erzeni-Kukësi 0-2 Basha 17′, Barbosa 58′
Me tensione dhe e zjarrtë pritej ndeshja mes Erzenit dhe Kukësit, ashtu do të rezultonte. Situata ishte ndezur që në konferencat e shtypit, teksa më parë Safet Gjici nuk mund të kuptonte sesi ekipi i tij ishte në vendet e fundit dhe Erzeni po kryesonte në Superiore. “Një lojtar i yni paguhet sa gjithë Shijaku”. Ndërkohë nga ana tjetër, Krasniqi u shpreh se kërkonte me patjetër një fitore ndaj Kukësit në Superiore.
Por ky takim u mbyll me suksesin e Kukësit në shifrat 0-2. Dobi ka arritur që ta kthejë Bashën si në kohët e arta të sezonit të kaluar. Ishte pikërisht ky lojtar që në minutën e 17 arriti që të realizonte falë një goditje brilante në zonë. Gjithmonë duke i shkaktuar vështirësi kundërshtarëve nëpërmjet driblimeve dhe lëvizjeve të tij.
Tensionet dhe përplasjet e lojtarëve nuk munguan në këtë ndeshje që u përjetua si një finale. Kjo u pa qartë edhe në golin e Barbosës me kokë në minutën e 58, ku i gjithë stafi i Kukësit hyri në fushë për të festuar. Pas këtij triumfi, verilindorët ngjiten në vendin e katërt, me një pikë më pak se Erzeni. /Sport Ekspres/
Erzeni: Xhika; Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Asani; Mehmeti, Kahrimanovic, Alan; Ademi, Nonato, Kadriu
Kukësi: Tafas; Bytyçi, Ferreira, Ebert; Haxhiu, Sh. Taipi, Gj. Taipi, Ndreca; Berisha, Barbosa, Basa