Laçi nuk ndodhet në një situatë të mirë. Kritika të mëdha vijnë për trajnerin Vukicevic që po prek jo pak në ADN e kurbinasve. Ky ekip që shquhej për agresivitetin, tani e ka humbur këtë pikë të fortë. Këtë e ka pranuar edhe ish-trajneri i Laçit, Gentian Mezani, i cili ishte i ftuar në “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”.
“E kam ndjekur Laçin, thuajse në të gjitha ndeshjet. Nuk ka atë agresivitetin që ka pasur kur e drejtoja unë. Ose ndoshta edhe më parë, se Laçi është mësuar me agresivitet, cinike, si Kastrioti sot. Tani e ka marrë Kastrioti këtë pjesë. Laçi nuk tregoi asgjë ndaj Vllaznisë se nervozizmi. Barazimi ishte i drejtë në ndeshjen e tyre dhe asnjë ekip nuk shprehu diçka më tepër se tjetri”, tha Mezani. /Sport Ekspres/