Skënderbeu nuk arriti që të mbijetonte në elitën e futbollit shqiptar dhe u rrëzua në Kategorinë e Parë. Rezultate positive janë marrë së fundmi nga korçarët, teksa lojtari më në formë është shkodrani Pusi. Sulmuesi ka arritur që të realizojë 5 gola në 4 ndeshjet e fundit. I ftuar në “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”, lojtari ka treguar Skënderbeun e Kategorisë së Parë.
“Në ndeshjet e para ishte shumë e vështirë për ne në Kategorinë e Parë. Nuk ambientoheshim dot me fushat, me futbollin që luhej aty. Me kalimin e kohës e kemi kapur ritmin, e tregojnë rezultatet. Në 4 ndeshjet e fundit kam bërë 5 gola. Nuk ka rëndësi kategoria ku luan, por ekipi që ke ti për vështirësinë e ndeshjeve. Nëse ke ekip të mirë mund të shënosh gola lehtë edhe në Superiore. Tani që po e shoh Kategoria e Parë ka futbollistë të mirë dhe cilësi”, tha Pusi. /Sport Ekspres/