VIDEO/ Portieri i Dortmundit bëhet qesharak dhe dhuron golin, një gafë që nuk pranohet as në nivelin amator

Borusia e Dortmundit ka humbur me rezultatin 2-0 kundër Unionit të Berlinit. Goli i parë është shënuar në minutën e 8 dhe për të skuadra ngakryeqyteti duhet të falenderojë portierin kundërshtar. Gardiani i portës së Dortmundit bëhet qesharak me veprimin e tij.

Kobel synon të largojë topin drejt mesfushës, por del huq dhe rrëzohet përtokë. Topi shkon në këmbët e Habererit, që më pas e shtyn drejt portës së boshatisut. Një gafë e rëndë e 24-vjeçarit të Borusias, që nuk do të pranohej as në nivelin amator të futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *