E gjithë vëmendja e futbollit botëror është te ndeshja e El Clasico. Reali po arrin të fitojë me shifrat 2-0 ndaj Barcelonës falë golave të Benzema dhe Valverde. Por në minutën e 24, Lewandowski kishte mundësinë e artë për të barazuar.
Sulmuesi polak ka gabuar me portën e boshatisur, ku gjendej vetëm dy metra larg për të shtyrë topin drejt rrjetës. Mallkimi i tifozëve të Bayern Munchen po rezulton i rëndë, për sa kohë Barcelona do të shkojë edhe në Europa League. /Sport Ekspres/