Ndërpritet pas tre minutash ndeshja mes Leeds-Arsenal! Arbitri humbi linjën e komunikimit, portieri i topçinjve i qesh para fytyrës kur mëson arsyen

Ndeshja mes Leeds dhe Arsenal është ndërprerë për një arsye qesharake. Tre minuta pas nisjes së takimit, lojtarët janë dërguar sërish në dhomën e zhveshjes. Takimi është ndërprerë për shkakun e problemeve teknike me sistemet e komunikimit të arbitrave, me linjën e VAR. Për këtë arsye loja duhej të ndalej, ndërsa portieri i topçinjve, Ramsdale, nuk e përmbajti dot të qeshurën para fytyrës së arbitrit kur mësoi arsyen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *