San Siro ngrihet në këmbë për ta duartrokitur, të gjithë i japin forcë Kristjan Asllanit në 20 minutat kundër Salernitanës

Kristjan Asllani është kthyer për të luajtur me Interin, këtë herë kundër Salernitanës. Mesfushori shqiptar bëri gabimin e madh ndaj Barcelonës duke i mohuar zikaltërve avantazhin dhe kualifikimin e menjëhershëm nga grupet e Champions League.

Por tifozët e Interit janë dashuruar me Asllanin për shkakun e mënyrës së përjetimit pas asaj që ndodhi, gjë e cila nuk shihet shpesh në futbollin modern që zakonisht është i fokusuar te paratë dhe jo te ndjenja.

Për këtë arsye, në minutën e 72 të takimit kur Asllani mori vendin e Mkhitaryan, në San Siro janë ngritur të gjithë tifozët për të duartrokitur jo vetëm lojtarin që doli nga fusha, por edhe mesfushorin shqiptar për t’i dhënë mbështetje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *