Kristjan Asllani shpërdoroi një rast të artë për t’i dhënë fitoren Interit kundër Barcelonës. Por dëshpërimi dhe mënyra e përjetimit bëri që të gjithë shokët e ekipit t’i qëndronin pranë.
Në mediat italiane u bë e ditur se mesfushori shqiptar do ta fillonte nga minuta e parë me Salernitanën, për të rifituar besimin.
Megjithatë nuk ndodhi kështu. Në formacionet zyrtare shihet se Asllani gjendet në stol kundër Salernitanës. /Sport Ekspres/