Pritjes së gjatë i erdhi fundi! FSHF i jep aprovimin, Partizani do t’i luajë ndeshjet e Superiores në shtëpinë e re

Pritjes së gjatë i erdhi fundi, Partizani mund të luajë në shtëpinë e tij edhe në Superiore. Në ditën e nesërme të kuqtë do të shkojnë në Elbasan Arena për t’u përballur me Kastriotin. Pas kësaj, i presin tre transferta radhazi, ndaj Teutës, Egnatias dhe Laçit.

Ndërkohë “Partizani Fan Club” raporton se ekipi i Kolelës pritet që të luajë në shtëpinë e tij për ndeshjen me Bylisin. FSHF duket se i ka dhënë aprovimin që Partizani t’i luajë takimet e Superiores në shtëpinë e re. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *