Tashmë janë zbuluar disa nga emrat e lojtarëve të Superiores që kanë marrë ftesën e Kombëtares. Shqipëria do të zhvillojë një miqësore kundër Arabisë Saudite në fundin e këtij muaji.
Kjo përballje është krijuar posaçërisht për futbollistët e elitës tonë dhe njëkohësisht për ata lojtarë që janë pjesë e Europës, por nuk kanë mundur të jenë pjesë e Kombëtares më herët.
Newsport ka zbuluar se Partizani do të dërgojë jo pak lojtarë te Shqipëria për Arabinë Saudite, teksa Hadroj, Bitri, Rrapaj dhe Skuka kanë marrë ftesën. Po e njëjta media bën me dije se Turkaj dhe Gurishta do t’i bashkangjiten këtij grupi. /Sport Ekspres/