“Ka vetëm një mënyrë për ta parë”, gazetari italian kërkon të shohë karakterin e Asllanit: Të jetë titullar të dielën

Kristjan Asllani është vënë në shënjestër të kritikave. Mesfushori shqiptar po kalon një periudhë të vështirë pas atij rasti të pastër të humbur në fund të ndeshjes kundër Barcelonës. Një gol i shpërdoruar që po i kushton rëndë sa i përket presionit mediatik.

Fabricio Biasin hedh idenë se ekziston vetëm një mënyrë për të zbuluar karakterin e vërtetë të Asllanit dhe ajo është aktivizimi i tij si titullar kundër Salernitanës. Sipas gazetarit italian, kështu mund të kuptohet se sa i aftë është psikologjikisht lojtari 20-vjeçar për të përballuar presionin që është i pashmangshëm në një klub të madh si Interi.

“Ka vetëm një mënyrë për të parë nga se është krijuar Asllani (i cili, oh, humbi një gol. Ndodh …): ta vendosi në fushë të dielën”, ka shkruar Fabricio Biasin në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *