Sivaspori arriti që të fitonte kundër Ballkanit në transfertë me shifrat 1-2, pas humbjes së pësuar së fundmi në shtëpi. Një arsye për të festuar dhe për të ndierë sadopak çlirim për turqit, ndërsa trajneri i Sivaspor, Calimbay, është dyfish i lumtur. Kjo pasi përmbysja do të vinte nga lojtarët e stolit. Dy futbollistët që hynë në fushë në pjesën e dytë do të gjenin golat për të kthyer ndeshjen nga 1-0 në 1-2.
“U gëzova shumë që lojtarët të cilët shënuan ishin ata të stolit. Për mua janë shumë të rëndësishëm këta futbollistë, sepse mund të fitojnë ndeshje në çdo kohë. Hynë dje dhe shënuar gola duke luajtur në mënyrë perfektë. Tani duhet të përballemi me Cluj, na pret një tjetër ndeshje e vështirë, si kjo me Ballkanin”, tha Calimbay. /Sport Ekspres/