Andreas Ndoji është rikthyer sërish si titullar te Olimpiakosi. Mesfushori i Shqipërisë do të debutonte në kampionat gjatë javës së kaluar.
Lojtari 19-vjeçar ishte i pafat teksa do të shënonte autogol. Për këtë arsye, trajneri e hoqi në pjesën e dytë pas goditjes psikologjike.
Por tekniku i Olimpiakosit i ka besuar sërish një vend në qendrën e mbrojtjes. Këtë herë në Europa League, Ndoji ka qenë një prej më të mirëve në fushë në barazimin pa gola ndaj Karabak. /Sport Ekspres/