Mërgim Berisha i jep goditje të madhe shqiptarëve, kërkon të luajë me Gjermaninë në Botëror

Federata e Futbollit të Kosovës ka disa vite që kërkon të afrojë lojtarin me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha i cili ka luajtur për Gjermaninë U-21. Megjithatë, duket se lojtari i Fenerbahçe-s, tashmë i huazuar tek Augsburg nuk ka asnjë qëllim t’i bashkohet Kosovës, por si motiv ka të vazhdojë me Gjermaninë. Në një intervistë së fundmi për median gjermane “Sport Bile” ka deklaruar se është gati të luajë në botëror me pancerat.

“Jam mjaft i lumtur për këtë (fjalët e trajnerit) dhe mendoj se i kam kualitetet e duhuara për të luajtur në Kombëtare. Me U-21 jemi shpallur kampionë të Evropës në vitin 2021 dhe do ta bëj më të mirën për ta vazhduar këtë kapitull”- ka thënë Berisha për “Sport Bild”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *