Xavi ka shkaktuar jo pak polemika në deklaratën e dhënë pas ndeshjes me Interin. Trajneri i Barcelonës e ka trajtuar ekipin italian si “të vogël”, teksa me mërzinë e barazimin 3-3, mes të tjerash u shpreh:
“Në Milano kanë ndikuar disa arsye të tjera për humbjen(referuar arbirave). Ndërsa në Camp Nou, ndikuan gabimet në mbrojtje. Ato nuk mund të lejohen. Në futboll bëhet fjalë për të mos pësuar. Nëse nuk e mund dot Interin në shtëpi, atëherë nuk e meriton të vazhdosh më tutje në Champions League”, tha Xavi. /Sport Ekspres/