Juventusi po kalon një periudhë të vështirë këtë sezon, ku po dështon të marrë rezultate si në Serinë A, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Humbja e mbrëmshme me Makabi Haifën ishte pasqyrimi më i mirë i krizës që ka kapluar bardhezinjtë. Atmosfera në dhomat e zhveshjes është e zymtë dhe e ndarë në dy klane.
“La Repubblica“ zbulon se lojtarët e Juventusit janë ndarë në dy grupe. Në njërin krah janë ata që mbështesin Alegrin, ndërsa në tjetrin janë ata që nuk janë të kënaqur me trajnerin dhe po e lënë në baltë për të nxitur shkarkimin e tij. Shezni, Kuadrado, Perin, Danilo dhe De Shiljo janë në mbështetje të Alegrit, por Lokateli, Mekeni, Di Maria dhe Paredesh kërkojnë largimin e tij. Të pakënaqur me kreun e pankinës së Juventusit janë edhe dy lojtarët serb, Vlahoviç dhe Kostiç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/