Juventusi është duke përjetuar një nga momentet më të vështira të viteve të fundit. Bardhezinjtë nuk e kanë nisur aspak mirë në Seria A, por nga ana tjetër janë me një këmbë larg Champions League. Makabi bëri surprizën e madhe duke i mundur me shifrat 2-0, teksa izraelitët kishin 20 vite pa fituar një takim në këtë kompeticion europian.
Menjëherë pas përfundimit të takimit, Allegri nuk ka pranuar që të jap dorëheqje, përkundrazi, dukej qartazi se “nuk i ishte skuqur fytyra”. Trajneri u shpreh se nga nesër do të fillojë stërvitja për derbin me Torinon, teksa ekipi do të izolohet në kampin stërvitor.
“Duhet të dalim nga kjo situatë, sfida është e vështirë prandaj edhe më e bukur. Është e vështirë të shpjegohet, thjesht duhet të heshtësh. Heshtni, shkoni në shtëpi dhe punoni më shumë se më parë për të dalë nga kjo situatë. Tani do të qëndrojmë në kampin stërvitor deri në derbi, është detyra ndaj klubit, tifozëve dhe mjedisit që na rrethon. Ne luajmë shumë individualisht dhe kjo nuk më pëlqen. Kemi tre ditë kohë për të përgatitur derbin dhe këtë duhet ta bëjmë si ekip”, tha Allegri. /Sport Ekspres/