Portieri Alen Sherri ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora”, ku foli për ecurinë dhe objektivat e skuadrës. “Janë bërë 5 ndeshje, por është merita e të gjithë skuadrës. Kemi zhvilluar 2 ndeshjet e para të cilat nuk mund ti quaj të dobëta sepse kemi qenë mire, por kemi pësuar disa gola qe nuk duhen pësuar. Pas këtyre dy ndeshjeve kemi rregulluar shumë ndjeshëm mbrojtjen, por këto ndeshjet e fundit po na mungon pak goli pasi kemi tre ndeshje që nuk shënojmë.” tha Alen Sherri.
Gjithashtu edhe portierja e kombëtares Antigona Hyska foli për objektivat e saj dhe ecuritë tek skuadra e Apolonisë si dhe ekipit kombëtar. “Dua që të dal njëherë kampione në ekipin tim, Apoloninë. Kemi ekip shumë të mirë, jemi vendi i dytë në Shqipëri dhe synojmë që të jemi vendi i parë. Dua të përgëzoj edhe ekipin e U-19 të djemve, sepse arritën një gjë shumë pozitive per ne dhe per qytetin e Fierit sepse ishin gati 4000 tifozë, u rikthyen edhe njëherë kohërat e mëparshme edhe ishte diçka fantastike.” tha Antigona Hyska. /Sport Ekspres/