Mund të ftohet për miqësoren me Arabinë, Shqipëria piketon lojtarin nga kampionati kroat

Kombëtaren shqiptare e presin dy ndeshje miqësore në muajin tetor dhe nëntor. Kuqezinjtë përballen me Arabinë Saudite në datën 26 të këtij muaji dhe me Italinë më 16 nëntor. Në miqësoren me Arabinë pritet të ketë surpriza në listë. “Sportske Jutarnji” raporton se Kombëtarja kuqezi po ndjek me interes Arbër Hoxhën.

Lojtari 24-vjeçar po kalon një sezon shumë të mirë me Slaven Belupon, me të cilët deri më tani ka realizuar dy gola të rëndësishëm kundër Hajdukut të Splitit dhe Dinamos së Zagrebit, si dhe ka dhuruar gjithashtu edhe një asist. Hoxha ka shpejtësi dhe aftësi mjaft të mirë në lojën një kundër një, prandaj mund të jetë një profil i vlefshëm për kuqezinjtë. Futbollisti shqiptar është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, por me ta ka zhvilluar vetëm 3 miqësore dhe mbetet e hapur rruga për të veshur fanellën kuqezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *