Të fiksuar pas Ilir Dajës! Tifozët ndryshojnë edhe të dhënat e “Wikipedia”, e bëjnë si…trajnerin e Shqipërisë

Tifozët shqiptarë janë “të fiksuar” pas Ilir Dajës. Ky trajner po arrin rezultate mbreslënëse te Ballkani, teksa së fundmi mundi edhe Sivasporin në transfertë në Conference League. Jo të pakët janë ata që e kërkojnë Dajën në krye të Shqipërisë, për të zëvendësuar Rejën.

Megjithatë trajneri italian vazhdon që të jetë në pankinën e Kombëtares, të paktën derisa të përfundojë kontrata e tij, në fundin e këtij viti. Ndërkohë tifozët kanë ndërhyrë në të dhënat e “Wikipedias”, të cilat mund të ndryshohen fare lehtë, atje ku tanimë thuhet se trajneri i Shqipërisë është Ilir Daja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *