Lokomotiva e Zagrebit ka barazuar me rezultatin 1-1 kundër Sibenikut. Kryeqytetasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 68 të takimit. Indrit Tuçi hyri nga stoli në minutën e 64-t dhe i mjaftuan vetëm 4 minuta për të gjetur rrugën e rrjetës.
Por goli i tij nuk u përkthye me 3 pikë në fund të 90 minutave. Sibeniku barazon në limitet e ndeshjes. Salomon shënon në minutën e parë të shtesës dhe i dërgon shifrat në 1-1./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Lokomotiva 1-0 Šibenik (68')
Indrit Tuci makes it 1-0 after a nice assist by Mateo Mari?. pic.twitter.com/dZ68fIzIlT
— Everything About HNL (@AboutHnl) October 7, 2022