Partizani i Beogradit ka bërë befasinë e mbrëmjes në Europa League. Skuadra serbe ka mposhtur me rezultatin e ngushtë Këlnin në trasfertë. Goli i vetëm i takimit u shënua shumë herët, teksa mjaftuan vetëm 9 minuta për të zhbllokuar rezultatin.
Pas një goditjeje dënimi, Markoviç e shtyn topin me kokë drejt rrjetës. Në kampin e Partizanit nuk kanë mundur ti kontrollojnë dot emocionet pas këtij goli. Prej gëzimit të madh, njëri prej lojtarëve të ekipit nga Beogradi ka shtytur fort me duar autorin e golit, i cili ka përfunduar përtokë duke humbur ekuilibrin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/