Australiani Josh Cavallo është futbollisti i parë që pranon publikisht se është homoseksual. Një vit më parë, futbollisti i ri i Adelaide United njoftoi në Instagram se ishte “gay”: “Dua të ndaj diçka personale me ju. Unë jam një futbollist dhe jam homoseksual,” tha Cavallo.
Më pas ai ka shtuar se ka marrë mbështetjen maksimale nga bashkë lojtarët dhe trajnerët, ndërsa tani është shfaqur një video që tregon qartë se si dukej momenti kur futbollisti 22-vjeçar u tregon të vërtetën.
“Kur u rrita, mësova të jetoj një jetë me gënjeshtra. E dini, gjashtë vitet e fundit kam luftuar me seksualitetin tim. Sot do të dal publikisht dhe do të them që jam homoseksual, jam një futbollist gay. ”, tha futbollisti i ri. Reagimi i bashkëlojtarëve të tij emocionoi të gjithë botën.
Cavallo pranoi se iu desh shumë kohë për të marrë guximin për të dalë publikisht dhe për të treguar se është homoseksual. Mirëpo, kur guxoi, mbështetja erdhi nga të gjitha anët. E kontaktuan klube nga e gjithë bota, si Juventus, Barcelona, ??Liverpool, Arsenal. Ai mori mbështetje edhe nga shumë lojtarë të famshëm: Griezmann, Gerrard, Pique, Rio Ferdinand… /Sport Ekspres/
Watch the moment Adelaide United footballer Josh Cavallo came out to his teammates before telling the world.
Read more here: https://t.co/QeHrCt5XNj pic.twitter.com/Ftw4v3YBax— SBS News (@SBSNews) October 6, 2022