Pas asaj fitore në derbi, Orges Shehi kërkon të ul ekipin me këmbë në tokë. Tirana do të përballet me Laçin e vendit të fundit. Por trajneri i bardhebluve e sheh ndryshe këtë takim, duke cilësuar punën fantastike të kurbinasve në Europë.
“Kundërshtari ka lojtarë cilësor. Në vitet e fundit është faktor në futbollin shqiptar. Kundërshtar që ka koeficientin më të lartë nga të gjitha klubet shqiptare në Europë. Do ta hiqja këtë vendi i fundit. Mendoj që është një skuadër që meriton vëmendje personale sepse është realisht një skuadër e fortë”, tha Shehi. /Sport Ekspres/