Një skandal i vërtetë ka ndodhur në ndeshjen e UEFA Youth League mes Sevilla dhe Dortmundit. Këtë herë nuk janë përfshirë tifozët, siç jemi mësuar rëndomtë, por vetë lojtarët e ekipit spanjoll.
Këta të fundit janë talluar me Kamara, për shkakun e ngjyrës së tij. Futbollistët e Sevilla kanë bërë gjeste dhe kanë imituar me zhurma majmunin. Dortmundi ka bërë ankesë në UEFA për këtë rast dhe pritet dënim i rëndë për spanjollët. /Sport Ekspres/