Fantastikeeeeee/ Djemtë e Fierit bëjnë krenar Shqipërinë në Uefa Youth League, eliminojnë Astanën e Kazakistanit me fitoren e pastër

Apolonia U-19 ka bërë një arritje të madhe për futbollin shqiptar. Djelmoshat e Fierit kanë arritur të na bëjnë krenar duke e kaluar një tur në Europë. Pasi u shpallën kampion në Shqipëri, dolën në arenën europiane, teksa në fazën e parë duhej të përballeshin ndaj Astana U-19.

Sigurisht që kazakët ishin favorit për të kaluar më tej, por ndeshja e parë në transfertë tregoi qëndresën e ekipit shqiptar që arriti të dilte me barazimin 1-1. Ndërkohë në Shqipëri erdhi fitorja e shumëpritur, teksa Apolonia nuk i la asnjë shpresë kundërshtarit duke fituar 3-1 falë dy golave të Maksutit dhe perlës së Kurtit. Në fund Astana arriti që të ngushtonte diferencat, por pa e ndalur Apoloninë që të kalonte më tej në Uefa Youth League. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online