“Si një ekip, jo Kombëtare”! Sadiku thumbon Rejën: Unë bëhesha qull në djersë, Shqipërisë i mungon rrënqethja e lëkurës

Armando Sadiku ka gjetur përsëri marrëdhënien e tij me golin, duke qenë edhe vendimtar për Kartagjenën. Nisur nga forma e mirë që po kalon, Armando Sadiku kërkon sërish vendin e tij në Kombëtare. Diçka të tillë e pranon në një intervistë të dhënë për emisionin “Analizë Kuq e Zi” në “Supersport“. Futbollisti 31-vjeçar tregon se fanella kuqezi është një ëndërr për të dhe se ndjen një emocion të veçantë sa herë që e vesh. Pasion dhe dëshirë që duket se nuk e vë re te ekipi i tanishëm i Kombëtares shqiptare.

“Kombëtaren e kam në zemër. Edhe tani kur flas për të ndihem shumë i emocionuar. Ka qenë ëndrra ime që i vogël që në çdo grumbullim të jem pjesë e Kombëtares. Jam duke punuar shumë fort që të kthehem sërish. Kam luajtur në shumë klube, por kur e kam veshur fanellën e Kombëtares… Nga hoteli kur shkonim në stadium, unë bëhesha qull në djersë, sepse Kombëtarja ka qenë një ëndërr që kur kam qenë i vogël.

Skema nuk ka të bëjë në ekipin kombëtar. Mendoj që mungon shpirti. Mungon shprirti lu.ftarak që e kemi pasur kur shkuam në Europian. Ne në çdo ndeshje që futeshim me De Biazin, futeshim si jo favoritë. Por ne e dinim që çdo lojtar që ishte në formacion do jepte maksimumin, 100% nga vetja. Kjo na bëri një grup shumë të fortë dhe unë mendoj që në këtë moment në Kombëtare mungon shpirti lu.ftarak, mungon kjo që mua mu rrënqeth lëkura. Ta ndjesh uniformën.

Unë kam punuar shumë që vesha fanellën e ekipit kombëtar. Kam pritur momentin tim shumë herë. Kam qendruar shumë herë rezervë në pankinë dhe kam pritur momentin deri sa të vijë. Kur ka ardhur e kam shrytëzuar. Kam shënuar gola dhe kam mbajtur vendin. Në këtë moment unë nuk e kuptoj, grumbullon disa lojtarë, vijnë, luajnë, sikur të ishte një ekip, jo një Kombëtare dhe një ëndërr që e ka çdo fëmijë”, është shprehur Armando Sadiku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *