Spanja dhe Portugalia kanë hedhur kandidaturën e tyre për të marrë Botërorin e 2030. Këto vende janë shumë afër fitimit të së drejtës për shkakun e një karte të fortë që kanë zgjedhur të përdorin, Ukrainën.
Duke parë ndjeshmërinë që ka për situatën e vështirë që po kalon ky vend, e cila u tregua fare mirë edhe në fitimin e Eurovizionit, Spanja dhe Portugalia kanë vendosur që së bashku me to, të futet edhe Ukraina për ta ndarë Botërorin mes këtyre tre shteteve. /Sport Ekspres/